Policia thotë se rrugët janë të kalueshme, përveç viseve malore
Reshjet e borës që kanë rëndë në vend kanë bërë që disa pjesë të rrugëve, sidomos ato vise malore të jenë të vështirësuar për qarkullim.

Lajme
Sipas Policisë së Kosovës, në përgjithësi rrugët në territorin e Kosovës janë të kalueshëm, por në viset malore rrugët janë të kalueshme, pro më vështirësi.
“Sa i përket gjendjes se rrugëve, te gjitha rrugët konsiderohen te kalueshme, por disa rruge ne vise malore si rruga Pejë-Kulle dhe ajo ne drejtim te pikës kufitare Mutivode, konsiderohen te kalueshme por pjesërisht te vështirësuara për qarkullim”, thuhet në komunikatën e policisë.
Po ashtu policia ka bërë të ditur se më qëllim të ofrimit të sigurisë në komunikacion ka shtuar prezencës e saj në të gjitha akset rrugore.