Policia serbe e ndalon sërish avokatin që vizitoi varrezat e familjes Jashari

Avokatin serb, Cedomir Stojkoviq, e ka ndaluar përsëri policia serbe në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh. Stojkoviq ka njoftuar se përsëri është marr në pyetje për të njëjtat arsye, shkruan Lajminet. Pasi ai kishte bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe se përfaqëson politikanin serb të opozitës, Nikolla Sanduloviq.…

Lajme

06/02/2024 14:21

Avokatin serb, Cedomir Stojkoviq, e ka ndaluar përsëri policia serbe në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh.

Stojkoviq ka njoftuar se përsëri është marr në pyetje për të njëjtat arsye, shkruan Lajminet.

Pasi ai kishte bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe se përfaqëson politikanin serb të opozitës, Nikolla Sanduloviq.

“Më ndaluan sërish ilegalisht në pikën kufitare, në Horgosh, këtë herë gjatë daljes nga vendi”, ka shkruar Stojkoviq në platformën X.