Policia sekuestron armë e parandalon një rrahje të planifikuar nga disa të mitur në Podujevë

Policia e Kosovës ka thënë se njësitë e saj të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme kanë sekuestruar katër armë zjarri, gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.   Gjithashtu, policia tha se në një rast tjetër,  zyrtarët policorë kanë parandaluar një rrahje të…

Lajme

28/12/2024 10:21

Policia e Kosovës ka thënë se njësitë e saj të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme kanë sekuestruar katër armë zjarri, gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.

 

Gjithashtu, policia tha se në një rast tjetër,  zyrtarët policorë kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta.

Policia tha se kanë realizuar këto aktivitete të vazhdueshme me qëllim “krijimin e një ambienti të sigurt”.

 

“Këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike. Të dyshuarit e të gjitha rasteve janë proceduar më tej në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Këto rezultate pasqyrojnë përkushtimin e Policisë së Kosovës për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë