Policia realizon aksion për bixhoz të paligjshëm në Prishtinë, arrestohen dhjetëra persona e mbyllen mbi 20 lokale
Policia në Prishtinë ka realizuar një aksion në ndalimin e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Që nga muaji prill i këtij viti, janë realizuar aksione në mbi 40 lokale dhe janë mbyllur 22 sosh. Gjithashtu, janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar 19 persona të dyshuar, shkruan lajmi.net. Policia ka njoftuar se…

Lajme
Policia në Prishtinë ka realizuar një aksion në ndalimin e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Që nga muaji prill i këtij viti, janë realizuar aksione në mbi 40 lokale dhe janë mbyllur 22 sosh.
Gjithashtu, janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar 19 persona të dyshuar, shkruan lajmi.net.
Policia ka njoftuar se dje është realizuar aksioni i fundit në dy lokale në Podujevë, ku në njërin prej tyre janë sekuestruar 5 aparate të lojërave të fatit, para dhe është arrestuar një person.
Në lokalin tjetër, është gjetur sasi e narkotikëve dhe një thikë. /Lajmi.net/
Komunikata e plotë e Policisë:
Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të ndalimit të Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Që nga fundi i muajit Prill 2025, Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme (Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm), prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.
Gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar për veprat e sipërshënuara 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.
Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë, në dy lokale të ndryshëm, në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar :
-5 aparate të lojërave të fatit,
– para të gatshme si dhe është arrestuar një person,
ndërsa në lokacionin e dytë është gjetur sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë thikë.