Policia realizon aksion në disa lokale dhe automjete në Prizren, arrestohet një person pasi iu gjet një thikë
Policia e Kosovës, mbrëmë ka realizuar një operacion të planifikuar me kontrolle të befasishme të personave në disa lokale dhe automjete në lagje të ndryshme të Prizrenit. Operacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se ky operacion është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”,…

Lajme
Policia e Kosovës, mbrëmë ka realizuar një operacion të planifikuar me kontrolle të befasishme të personave në disa lokale dhe automjete në lagje të ndryshme të Prizrenit.
Operacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se ky operacion është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme e dukurive negative gjatë sezonit veror.
“Gjatë këtij operacioni, të paktën tek një person është gjetur një thikë brezi. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të tilla në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike për të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë sezonit të verës”, ka thënë Bytyqi për lajmi.net. /Lajmi.net/