Policia që ruan të tjerët, s’ka sigurim për vete
Ligji për sigurime shëndetësore edhe pse nuk ndanë persona dhe sektorë të veçantë për të pasur sigurim shëndetësor, ende nuk po gjen zbatim.

Lajme
Por ekspertët e sigurisë po theksojnë që sektori i cili ka më shumti nevojë për sigurime shëndetësore është ai i Policisë së Kosovës.
Sindikata e Policisë së Kosovës për Tribuna Channel kanë pohuar që kjo sindikatë në vazhdimësi kanë bërë thirrje që Policisë së Kosovës t’i bëhet sigurimi shëndetësor, duke theksuar këtu që janë policia e vetme në botë që nuk kanë sigurim shëndetësor.