Policia publikon pamje- shikoni si po identifikohen përmes dronit shoferët që po kryejnë kundërvajtje
Policia e Kosovës ka publikuar pamje se si janë identifikuar kundërvajtësit në trafik përmes dronit. Teksa kjo formë e re në Kosovë u ka lehtësuar punën policisë, kjo pasi tashmë gjobat dërgohen në adresë të pronarit të automjetit. “Identifikimi i kundërvajtjeve përmes DRONIT “Mos respektimi i shenjave të trafikut” dhe dërgimi i gjobave në adresë…

Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar pamje se si janë identifikuar kundërvajtësit në trafik përmes dronit.
Teksa kjo formë e re në Kosovë u ka lehtësuar punën policisë, kjo pasi tashmë gjobat dërgohen në adresë të pronarit të automjetit.
“Identifikimi i kundërvajtjeve përmes DRONIT “Mos respektimi i shenjave të trafikut” dhe dërgimi i gjobave në adresë të pronarit të automjetit! Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/