Policia publikon fotografitë e të dyshuarve për vjedhje, kërkon ndihmën e qytetarëve
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e të dyshuarve, të cilët shihen në pamje dhe dyshohet se janë të përfshirë në rastin në fjalë. Autoritetet u bëjnë…
Lajme
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e të dyshuarve, të cilët shihen në pamje dhe dyshohet se janë të përfshirë në rastin në fjalë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që posedojnë informata të dobishme, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e tyre, të bashkëpunojnë me organet e rendit, transmeton lajmi.net.
Të gjithë ata që kanë njohuri lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar, luten të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].
Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë qytetarët që ofrojnë informata relevante.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personave të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]./lajmi.net/