Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vjedhje në Banjë të Malishevës – Kërkon ndihmën e qytetarëve
Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Malishevë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë bërë publike fotografinë e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes në fshatin Banjë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e…

Lajme
Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Malishevë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë bërë publike fotografinë e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes në fshatin Banjë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192, të paraqiten në stacionin më të afërt policor ose të dërgojnë informacion përmes adresës zyrtare të e-mailit: [email protected], transmeton lajmi.net.
Publikimi i fotografisë është bërë me autorizim të prokurorit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rastit dhe vënien e të dyshuarit para drejtësisë./lajmi.net/