Policia pranon donacion me pajisje teknologjike nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë
Policia e Kosovës ka pranuar donacion me pajisje teknologjike nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Sipas Policisë, ky donacion përfshin disa kompjuterë, monitorë, Ipad dhe Smart Board modern, që vijnë si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes tyre dhe Policisë Federale Gjermane (BKA) e që u realizua përmes Zyrë së Ndërlidhësit Policor Gjerman. Policia e…
Lajme
Policia e Kosovës ka pranuar donacion me pajisje teknologjike nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Sipas Policisë, ky donacion përfshin disa kompjuterë, monitorë, Ipad dhe Smart Board modern, që vijnë si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes tyre dhe Policisë Federale Gjermane (BKA) e që u realizua përmes Zyrë së Ndërlidhësit Policor Gjerman.
Policia e Kosovës ka njoftuar se qëllimi i këtij donacioni ka qenë avancimi i shërbimeve policore të ILECU-t, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve policore për një shërbim edhe më profesional e cilësor.
“Në takimin e mbajtur në mes të drejtorit të Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadorit gjerman z. Rainer Rudolph, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi, si dhe angazhimi i përbashkët në arritjen e qëllimeve madhore për projektet të cilat kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë stafi i lartë menaxhues i PK-së, Drejtorisë së ILECU-t si dhe stafi i Ambasadës Gjermane të cilët janë bartës të këtij projekti. Policia e Kosovës shpreh falënderimin e saj për Ambasadën Gjermane në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe thekson se ky donacion do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve policore të Drejtorisë së ILECU-t”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: