Policia prangos dy të dyshuar për grabitje të armatosur në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për grabitje të armatosur dhe i ka ndaluar për 48 orë. Sipas njoftimit të Policisë thueht se I.D. 35 vjeç dhe M.Q. 27 vjeç dyshohet se kanë hyrë në një market në rrugën “Astrit Bytyqi” dhe kanë marrë rreth një mijë euro…

Lajme

04/03/2025 17:48

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për grabitje të armatosur dhe i ka ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë thueht se I.D. 35 vjeç dhe M.Q. 27 vjeç dyshohet se kanë hyrë në një market në rrugën “Astrit Bytyqi” dhe kanë marrë rreth një mijë euro pasi e kanë kërcënuar punëtoren aty.

“Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një market në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj. Menjëherë, në vendngjarje kanë dalë patrullat policore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, për të kryer hetimet dhe ekzaminimet e nevojshme. Nga deklarata e ankueses (punëtores së marketit) dhe shqyrtimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë, është konstatuar se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë hyrë në market dhe kanë marrë një shumë të parave, rreth 1,000 euro. Falë një pune intensive hetimore në terren, me datën 04.03.2025 hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuarit : I.D., 35 vjeç dhe M.Q., 27 vjeç. Me urdhër të gjykatësit, është kryer bastisja e banesës të tyre, ku janë siguruar prova që lidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore. Policia e Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar veprimet kriminale.”, thuhet në njoftimin e PK-së.