Policia po zhvillon një aksion të madh bastisjesh në Prishtinë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të madh policor në Prishtinë.

Lajme

14/10/2015 08:55

Këtë për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, por, i cili nuk dha detaje shtesë rreth këtij operacioni.

“Për detaje tjera ju njoftojmë pas përfundimit të operacionit”, tha Kelani.

Ndërkaq, dëshmitarët kanë thënë se Njësia Speciale ka bastisur qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një kateteri në Pallatin e Rinisë.