Policia po interviston dhjetë të arrestuar nga protesta e veteranëve
Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona nga protesta e sotme e organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e luftëtarëve të UÇK-së, të mbajtur gjatë mesditës para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Lajme
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se të arrestuarit për momentin janë duke u intervistuar në stacionin policor.
“Rreth orës 11 e 30 ka filluar një protestë para Qeverisë, saktësisht në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ku kanë marr pjesë rreth 50 persona”.
“Protesta është organizuar nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të veterinave të UCK-së, dhe fillimisht ajo ka qenë e qetë, ndërsa rreth orës 12 e 10 veç ka filluar të jetë e dhunshme”.
“Është thyer dera e oborrit të objektit të Qeverisë, një kabinë e policisë që është aty, po ashtu është dëmtuar dhe një automjet që ka qenë brenda i parkuar në oborr të qeverisë”.
“Pas shpërndarjes së protestuesve, policia i ka arrestuar dhjetë protestues të dhunshëm”.
“Të njëjtit ende gjenden në intervistim brenda objekteve policore”./lajmi.net/