Policia po heton dy raste të vdekjes, një në Lipjan dhe një në Gllogoc

Policia e Kosovës është duke i hetuar dy raste të vdekjes. Një nga këto raste ka ndodhur në Lipjan, ku një burrë është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Lipjan  22.06.2025, 13:45. Raportohet se viktima…

Lajme

23/06/2025 09:21

Policia e Kosovës është duke i hetuar dy raste të vdekjes.

Një nga këto raste ka ndodhur në Lipjan, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Lipjan  22.06.2025, 13:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. 

Rasti tjetër ka ndodhur në Gllogoc, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.

Në vend ngjarje kanë dal Policia dhe emergjenca ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Gllogoc 22.06.2025, NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/