Policia po e kërkon këtë person, dyshohet për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi. Sipas Policisë i dyshuari kërkohet për veprën penale “vjedhja”. “Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 27.11.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë…

Lajme

08/04/2025 14:06

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi.

Sipas Policisë i dyshuari kërkohet për veprën penale “vjedhja”.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 27.11.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/