Policia ofron 10 mijë euro për atë që ofronë informacione për vrasjen e Pistës
Policia e Kosovës po ofron 10 mijë euro shpërblim për cilindo qytetarë që mund të jep informacione me qëllim të zbardhjes së vrasjes së kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista.
Lajme
Nëpërmjet një komunikate për media, Policia e Kosovës ka ofruar informacione për rastin dhe po ashtu ka lënë numrat kontaktues për çdo qytetarë i cili mund të ndihmojë për këtë rast.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të Policisë:
Sot ( 15.06.2014 ) rreth orës 00:45 min. në qytetin e Rahovecit ka ndodhur një rast vrasje e rendë, viktimë ne këtij krimi është Elvis Pista nga Rahaveci.
Vrasja ka ndodhur në rrugën e UÇK-se saktësisht te parkingu i restorant Jaha Petrolderisa viktima me disa të njohur ishte duke dalë nga objekti i këtij restoranti. Bazuar ne hetimet preliminare ndaj viktimës është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi.
Sipas gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.
Policia e Kosovës ofron një shpërblim prej 10.000 euro(dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien ne zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.
Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese:
Tel:- 080019999
-038550999
-192
e-mail:[email protected]
Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Qytetarët mund të ruajnë të drejtën e anonimitetit të informacionit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse ata vetë vullnetarisht deklarohen se duan të prezantohen.