Policia: Nuk ishte tentim kidnapim, prindi deshi ta takojë vajzën

Lajmi për tentim të kidnapimit të një vajze sot në Prishtinë sipas Policisë së Kosovës është i pa vërtet. Policia thotë se prindi vetëm ka dashur të takoj vajzën e tij.

Lajme

01/11/2014 17:42

Polica e Kosovës ka mohuar lajmin i cili sot u raportua në disa portale se në Prishtinë kishte tentim për kidnapim të një vajze të vogël.

Agron Sadriu zëdhënës i Policisë në rajonin e Prishtinës thotë se ngjarja nuk kishte të bënte aspak me kidnapim, por thjesht prindi i vajzës dëshironte ta takonte të bijën e tij.

“Nuk është e vërtet ajo çfarë po kumtohet nga portalet e ndryshme, që është tentuar të kidnapohet një vajzë e vogël, prindi i saj ka bërë vetëm shkelje të vendimit të gjykatës ku i thuhet se vetëm dy herë në javë mund ta takojë vajzën e tij. Ai vetëm ka tentuar që ta takojë të bijën asgjë më shumë”, ka thënë Sadiku.