Policia nuk gjen gjurmë armësh në kufirin me Malin e Zi

18:44 | 12 Korrik 2016

Rugova

Gjatë ditës së sotme është raportuar në media se ka pasur të shtëna armësh në kufirin Kosovë-Mali i Zi, më saktë në fshatin Haxhaj të Pejës.

Policia e Kosovës e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka asnjë dëshmi se në Haxhaj janë shkrepur armë, raporton lajmi.net

“Policia e Kosovës rreth orës 17:45 ka marrë një telefonatë se në kufi me Malin e Zi, në fshatin Haxhaj, ka pas të shtëna me armë. Thirrja nuk është bërë nga vendi i ngjarjes, atje ku supozohet të ketë ndodhur në fshatin Haxhaj, por nga një vend tjetër afër Pejës.

Policia së bashku me njësitë kufitare kanë shkuar në vendin ku është pretenduar për të shtëna armësh dhe pas hetimeve nuk kanë gjetur asnjë gjurmë se ka pas diçka të tillë”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Xhevat Ibraj për lajmi.net