Policia njofton se kundërvajtjet kanë filluar të kapen nga kamerat e sigurisë dhe gjobat të dorëzohen në shtëpi – Suhareka e para
Policia e Kosovës, edhe drejtoria rajonale në Prizren, edhe më herët ka njoftuar se shpërndarja e gjobave për kundërvajtësit në komunikacion do të bëhet edhe përmes Postës së Kosovës. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se konkretisht, stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar dërgimin e gjobave përmes postës për…

Lajme
Policia e Kosovës, edhe drejtoria rajonale në Prizren, edhe më herët ka njoftuar se shpërndarja e gjobave për kundërvajtësit në komunikacion do të bëhet edhe përmes Postës së Kosovës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se konkretisht, stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje.
“Është me rëndësi të theksohet se kundërvajtësit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë që ndodhen në qytet dhe monitorohen nga policia. Informojmë edhe një herë qytetarët se jeni të detyruar të zbatoni rregullat e trafikut, me qëllim që së bashku t’i bëjmë rrugët tona më të sigurta dhe më të kalueshme për të gjithë”, thuhet në njoftim.