Policia njofton se çka sekuestroi mbrëmë nga plagosja në Fushë-Kosovë, i dyshuari ende në arrati

Policia e Kosovës është deklaruar në raportin 24 orësh në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmë në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës. Policia njoftoi se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari kishte shtënë në drejtim të viktimës. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë e pistoletës, transmeton lajmi.net. “Fushë Kosovë 15.07.2026, 20:38. Është raportuar se…

Lajme

16/07/2026 08:42

Policia e Kosovës është deklaruar në raportin 24 orësh në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmë në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës.

Policia njoftoi se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari kishte shtënë në drejtim të viktimës.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë e pistoletës, transmeton lajmi.net.

“Fushë Kosovë 15.07.2026, 20:38. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar me armë zjarri kishte shtënë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”.

Ndryshe sic u raportua në këtë rast mosmarrëveshja ishte mes familjarëve, ku nipi shtiu me armë axhën e tij./Lajmi.net/