Policia njofton se çfarë u gjet dje gjatë kontrollit në komunën paralele për Skenderajn në veri

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me kontrollin që është bërë dje në komunën paralele në Skënderaj, që vepronte në kuadër të  Mitrovicës së Veriut. Në raportin policor thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente të falsifikuara, transmeto lajmi.net.…

Lajme

17/10/2024 09:39

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me kontrollin që është bërë dje në komunën paralele në Skënderaj, që vepronte në kuadër të  Mitrovicës së Veriut.

Në raportin policor thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente të falsifikuara, transmeto lajmi.net.

“Mitrovicë Veri  30.08.2024-17:00. Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”./Lajmi.net/