Policia nis hetimet për shkakun e djegies së shtëpisë së familjes Koroglu

Sot pasdite, shtëpia e familjes Koroglu, njëra nga shtëpitë më të vjetra të Mitrovicës dhe monument i trashëgimisë kulturore dhe historike është përfshirë nga zjarri. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni  Zahiti. Ai ka shtuar se shkaku i djegies së kësaj shtëpie po hetohet. “Sonte rreth orës…

ShowBiz

31/10/2023 21:52

Sot pasdite, shtëpia e familjes Koroglu, njëra nga shtëpitë më të vjetra të Mitrovicës dhe monument i trashëgimisë kulturore dhe historike është përfshirë nga zjarri.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni  Zahiti.

Ai ka shtuar se shkaku i djegies së kësaj shtëpie po hetohet.

“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në  rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që  është pjesë  e trashëgimisë  kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë Zahiti.