Policia nesër organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla, marrin pjesë përfaqësues të ambasadave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, e organizon ceremoninë shkatërrimin e armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj. Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale do të marrin pjesë Drejtori i…

Lajme

25/09/2025 16:16

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, e organizon ceremoninë shkatërrimin e armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj.

Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale do të marrin pjesë Drejtori i PK’së Gazmend Hoxha, Nuno QUEIRÓS, përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britaneze, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.

Komunikata:

Nesër, e premte, 26 shtator 2025, Policia e Kosovës organizon ceremoninë shkatërrimin e armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj.

Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, zt. Nuno QUEIRÓS, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britaneze, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.

Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë përmes Programit të Kosovës për Siguri (KSSP) përmes përkrahjes financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia si dhe nëpërmjet projektit rajonal IPA, mbështetje për forcimin e luftës kundër posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor (IPA/2021/425-067), financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga SEESAC.