Policia në Vushtrri i kthen portofolin e humbur pronares, i kishte mbi 220 euro në të
Zyrtarët policorë të Kosovës, gjatë patrullimit të rregullt këmbësor në qytetin e Vushtrrisë, kanë gjetur një portofol të humbur në rrugën “Wesley Clark”. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së së hënës, kur njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në një portofol, brenda të cilit kishte një shumë parash, kartela bankare si dhe dokumente…
Lajme
Zyrtarët policorë të Kosovës, gjatë patrullimit të rregullt këmbësor në qytetin e Vushtrrisë, kanë gjetur një portofol të humbur në rrugën “Wesley Clark”.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së së hënës, kur njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në një portofol, brenda të cilit kishte një shumë parash, kartela bankare si dhe dokumente personale.
Pas veprimeve dhe verifikimeve të nevojshme, policia ka arritur të identifikojë pronaren e portofolit. Më pas, portofoli me të gjitha sendet që përmbante i është kthyer asaj në tërësi.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për shërbim profesional dhe ruajtje të pronës së qytetarëve, duke i ftuar ata që në raste të ngjashme të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë organet kompetente./lajmi.net/