Policia në Shëngjin arreston dy kosovarë dhe një francez, shisnin kokainë, ekstazi, MDMA, kanabis dhe kërpudha magjike
Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë në Lezhë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti që shpërndante lëndë narkotike në zonat turistike të Shëngjinit. Të arrestuarit, dy nga Kosova dhe një nga Franca, akuzohen se shisnin lloje të ndryshme droge përfshirë kokainë, kanabis, ekstazi, MDMA…

Lajme
Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë në Lezhë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti që shpërndante lëndë narkotike në zonat turistike të Shëngjinit.
Të arrestuarit, dy nga Kosova dhe një nga Franca, akuzohen se shisnin lloje të ndryshme droge përfshirë kokainë, kanabis, ekstazi, MDMA dhe kërpudha haluçinogjen, në vende të frekuentuara nga pushuesit.
Në pranga ranë shtetasit kosovarë Altin Gashi, 21 vjeç, Ermal Tahiri, 28 vjeç, të dy banues në Kosovë, dhe shtetasi francez Salim Bouyaiche, 43 vjeç, banues në Francë. Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi kosovar Ardian Gashi, 30 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar disa doza lëndësh narkotike, kanabis në trajtë çokollate, një automjet dhe tre telefona, të cilët dyshohet se janë përdorur për organizimin e aktivitetit. Nga kontrolli i celularëve janë zbuluar komunikime që tregojnë mënyrën e funksionimit të rrjetit.
“Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, duke goditur një rrjet të organizuar të shpërndarjes së drogës në zonat turistike të Shëngjinit. Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tre shtetas të huaj, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
-A. G., 21 vjeç, dhe E. T., 28 vjeç, të dy nga Kosova
-S. B., 43 vjeç, nga Franca
Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. G., 30 vjeç, nga Kosova.
Të dyshuarit shisnin doza droge si kokainë, kanabis, ekstazi, MDMA dhe kërpudha haluçinogjene në zona të frekuentuara nga pushuesit. Gjatë arrestimit, Policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të ndara në doza, kanabis në trajtë çokollate, një automjet dhe tre celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.
Nga këqyrja e celularëve, janë zbuluar komunikime të qarta që vërtetojnë organizimin e shitjes së lëndëve narkotike. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuorisë pranë Gjykatës së Lezhës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim“, njofton policia.