Policia në rajonin e Prishtinës takohet me përfaqësues të shkollave, prindër e nxënës- Diskutohen tema të ndryshme

Të gjitha stacionet policore të Rajonit të Prishtinës, po realizojnë takime me përfaqësues të shkollave, prindër si dhe po vazhdojnë me  ligjërata për nxënësit nëpër shkolla për tema të ndryshme. Takimet me Drejtorët e shkollave, këshille të prindërve dhe ligjëratat me nxënës, janë pjesë e  strategjive dhe projekteve informuese, parandaluese dhe edukuese që kanë rëndësi…

Lajme

09/10/2024 12:28

Të gjitha stacionet policore të Rajonit të Prishtinës, po realizojnë takime me përfaqësues të shkollave, prindër si dhe po vazhdojnë me  ligjërata për nxënësit nëpër shkolla për tema të ndryshme.

Takimet me Drejtorët e shkollave, këshille të prindërve dhe ligjëratat me nxënës, janë pjesë e  strategjive dhe projekteve informuese, parandaluese dhe edukuese që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e komunitetit nga dukuritë asociale si dhe për afrimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.