Policia në Rajonin e Prishtinës realizon 125 urdhëresa gjyqësore dhe sekuestron 21 armë zjarri gjatë javës së kaluar

Zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës, kanë realizuar gjatë javës së kaluar 125 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara. Prej tyre, sipas raportit policor, 45 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe raste të tjera. Pas përfundimit të procedurave, personat e…

Lajme

17/08/2026 13:28

Zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës, kanë realizuar gjatë javës së kaluar 125 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Prej tyre, sipas raportit policor, 45 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe raste të tjera. Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa të dënuarit me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara.

Në kuadër të aktiviteteve të sigurisë, gjatë së njëjtës periudhë në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar edhe 21 armë zjarri, prej të cilave 8 janë sekuestruar në ahengje familjare.

Ndërkohë, policia ka shqiptuar 4,179 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të Kodit Rrugor. Nga këto, 566 raste janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe veturave me radar mobil.