Policia në Prizren sekuestron tre patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave me vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik, më datat 29.10.2025 dhe 31.10.2025 kanë identifikuar disa kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë. “Gjatë kontrollit në zonën 50 km/h, janë regjistruar shpejtësi prej: 104 km/h, 107 km/h, 140 km/h”,…
Lajme
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave me vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik, më datat 29.10.2025 dhe 31.10.2025 kanë identifikuar disa kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë.
“Gjatë kontrollit në zonën 50 km/h, janë regjistruar shpejtësi prej: 104 km/h, 107 km/h, 140 km/h”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit personat e përfshirë janë ndaluar nga njësitet përkatëse dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore. Dy kundërvajtës janë ndëshkuar me: Gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj; Një kundërvajtës është ndëshkuar me: Gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.


