Policia në Prizren sekuestron dy armë në dy raste të ndara, ndalohen për 48 orë dy të dyshuar

Policia e Kosovës në Prizren, ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre të paautorizuar dhe duke garantuar sigurinë publike. Rasti i parë ka ndodhur më 25.05.2026, në orën 23:20, në fshatin Lubizhdë e Hasit. Pas një denoncimi për të shtëna me armë, patrulla policore ka identifikuar të dyshuarin, i…

Lajme

28/05/2026 11:06

Policia e Kosovës në Prizren, ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre të paautorizuar dhe duke garantuar sigurinë publike.

Rasti i parë ka ndodhur më 25.05.2026, në orën 23:20, në fshatin Lubizhdë e Hasit. Pas një denoncimi për të shtëna me armë, patrulla policore ka identifikuar të dyshuarin, i cili pranoi se kishte shtënë gjatë një gazmendi familjar. Ai dorëzoi vullnetarisht një armë me gaz të tipit ZORAKI M, një karikator, 28 fishekë dhe 8 gëzhoja. Provat materiale u sekuestruan nga njësiti i forenzikës, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari u ndalua për 48 orë.

Rasti i dytë ka ndodhur më 27.05.2026, në orën 23:15, në rrugën Remzi Ademaj. Gjatë një kontrolli rutinë në një lokal, tek i dyshuari është gjetur një pistoletë me këllëf, një karikator dhe 14 fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë. Armët dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe garantimin e rendit e sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: