Policia në Prishtinë vazhdon fushatën sensibilizuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidenteve

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka vijuar fushatën sensibilizuese në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke vënë theksin te promovimi i përdorimit të Raportit Evropian të Aksidenteve. Në kuadër të kësaj fushate, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë shpërndarë fletushka informuese për qytetarët, me qëllim informimin e tyre mbi rëndësinë e…

Lajme

21/07/2026 14:13

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka vijuar fushatën sensibilizuese në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke vënë theksin te promovimi i përdorimit të Raportit Evropian të Aksidenteve.

Në kuadër të kësaj fushate, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë shpërndarë fletushka informuese për qytetarët, me qëllim informimin e tyre mbi rëndësinë e përdorimit të këtij raporti në rastet e aksidenteve në komunikacion, transmeton lajmi.net.

Sipas Policisë, gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët janë dhënë sqarime lidhur me rastet kur mund të përdoret Raporti Evropian i Aksidenteve, mënyrën e plotësimit të tij, si dhe përfitimet që sjell përdorimi i këtij dokumenti.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet sensibilizuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve për të drejtat dhe obligimet e tyre ligjore, si dhe për forcimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka vazhduar zbatimin e fushatës sensibilizuese në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor, me fokus promovimin e përdorimit të Raportit Evropian të Aksidenteve.
Në kuadër të kësaj fushate, zyrtarët policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë shpërndarë fletushka informuese për qytetarët, duke i njoftuar ata për rëndësinë e përdorimit të Raportit Evropian të Aksidenteve në rastet e aksidenteve në komunikacion.
Gjatë takimeve me qytetarët, zyrtarët policor kanë sqaruar rastet në të cilat mund të përdoret ky raport, procedurat e plotësimit të tij, si dhe përfitimet që sjell përdorimi i tij.
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete të ngjashme sensibilizuese, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve për të drejtat dhe obligimet e tyre ligjore, si dhe për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor./lajmi.net/