Policia në Prishtinë sekuestroi 6 armë zjarri dhe shqiptoi mbi 4 mijë e 300 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 515 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 157 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. “Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje…

Lajme

04/11/2024 10:13

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 515 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 157 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”,thuhet në njoftimin për media.

​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4351 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”./Lajmi.net/