Policia në Prishtinë me aksion të madh për zbulimin e vjedhjeve të rënda, kapen 28 persona të dyshuar
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se që nga data 1 prill kanë qenë të fokusuar për zbulimin dhe kapjen e disa personave të dyshuar për vjedhje të rënda. Si rezultat i kësaj, janë kapur 28 të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale. “Që nga data 1…

Lajme
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se që nga data 1 prill kanë qenë të fokusuar për zbulimin dhe kapjen e disa personave të dyshuar për vjedhje të rënda.
Si rezultat i kësaj, janë kapur 28 të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale.
“Që nga data 1 prill deri sot, hetuesit policor kanë arritur që të zbulojnë disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në zona të ndryshme të Kryeqytetit. Si rezultat i këtyre veprimeve, janë identifikuar dhe proceduar në Prokurori gjithsej 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale”, thekson njoftimi.
“Policia e Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm”, thuhet në komunikatë.