Policia në Prishtinë gjatë javës së kaluar realizoi mbi 130 urdhëresa të Gjykatës dhe sekuestroi 10 armë – Shqiptoi mbi 3 mijë e 800 gjoba

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 134 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 35 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë…

Lajme

22/06/2026 11:04

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 134 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 35 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë, ku janë sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq, aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, kanë rezultuar me shqiptimin e 3814 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 567 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: