Policia në Pejë në kërkim të një të dyshuari për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim i rremë – Kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës në Pejë bazuar në ligjin për publikimin e fotos sё personit të kërkuar, me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Ai kërkohet për tri vepra penale:: · Mashtrim · Falsifikim i dokumenteve dhe · Legalizim i rremë…

Lajme

12/02/2026 10:11

Policia e Kosovës në Pejë bazuar në ligjin për publikimin e fotos sё personit të kërkuar, me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Ai kërkohet për tri vepra penale::

· Mashtrim

· Falsifikim i dokumenteve dhe

· Legalizim i rremë

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/