Policia në Pejë gjatë fundjavës sekuestroi 4 armë, 25 fishekë, 3 karikator e thikë – Arrestohen gjashtë persona, njëri ndalet për 48 orë
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacionet Policore, gjatё vikendit me datё 06/07.06.2026, nё lokacione tё ndryshme, kanё sekuestruar armё dhe municion. Armët dhe municioni të sekuestruara janë: · Njё (1) armё pistoletё tip Bereta · Njё(1) armё gjuetie tip Uzumlu · Njё(1) armё pistoletё tip M57 · Njё(1) armё pistoletё tip TT · Njёzet e…
Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacionet Policore, gjatё vikendit me datё 06/07.06.2026, nё lokacione tё ndryshme, kanё sekuestruar armё dhe municion.
Armët dhe municioni të sekuestruara janë:
· Njё (1) armё pistoletё tip Bereta
· Njё(1) armё gjuetie tip Uzumlu
· Njё(1) armё pistoletё tip M57
· Njё(1) armё pistoletё tip TT
· Njёzet e pesё (25) fishekё
· Tre (3) karikator
· Njё (1) jelek antiplumb
· Njё (1) thike
· Njё (1) radiolidhje
“Lidhur me kёto raste janё arrestuar gjashtё (6) persona tё dyshuar, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit pesё (5) nga ta lirohen nё procedurё tё rregullt ndёrsa njёri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 48- orё. Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё mbetet e pёrkushtuar nё luftimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisё publike”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

