Policia në Mitrovicë shqipton mbi 280 gjoba gjatë kontrolleve të fundjavës, sekuestron automjete dhe motoçikleta
Policia e Kosovës në Mitrovicë, po realizon kontrolle në trafikun rrugor në mbështetje të njësive të tjera policore, si rrjedhojë gjatë fundjavës janë realizuar kontrolle të intensifikuara në trafikun rrugor duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe zbatimin e ligjit. Gjatë këtyre kontrolleve, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe shqiptuar mbi 280 kundërvajtje për shkelje…
Lajme
Policia e Kosovës në Mitrovicë, po realizon kontrolle në trafikun rrugor në mbështetje të njësive të tjera policore, si rrjedhojë gjatë fundjavës janë realizuar kontrolle të intensifikuara në trafikun rrugor duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe zbatimin e ligjit.
Gjatë këtyre kontrolleve, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe shqiptuar mbi 280 kundërvajtje për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.
“Ne disa raste, në mungesë dokumentacioni përkatës janë sekuestruar: një automjet, pesë skuterë dhe dy motoçikleta. Ne të gjitha rastet ndaj kundërvajtësve të përfshirë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. Policia, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, të pajisin mjetet e tyre me dokumentacionin e nevojshëm dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: