Kontrollohen shkollat në Mitrovicë, sekuestrohen tri thika dhe dy boksa hekuri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,  ka njoftuar se  gjatë dy ditëve me 4 dhe 5 nëntor kanë ushtruar urdhër kontroll nëpër të gjithë shkollat e mesme të Mitrovicës. Me qëllim të parandalimit të bartjes dhe posedimit të mjeteve të rrezikshme dhe të kundërligjshme janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit…

Lajme

05/11/2024 16:12

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,  ka njoftuar se  gjatë dy ditëve me 4 dhe 5 nëntor kanë ushtruar urdhër kontroll nëpër të gjithë shkollat e mesme të Mitrovicës.

Me qëllim të parandalimit të bartjes dhe posedimit të mjeteve të rrezikshme dhe të kundërligjshme janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë me ç‘rast janë kontrolluar nxënësit e katër shkollave të mesme të larta në Mitrovicë.

Gjatë kontrollimit brenda hapësirave të shkollave, tek nxënësit në posedim janë gjetur dhe sekuestruar tri  thika dhe dy boksa hekuri.

Prokurori i shtetit dhe policia mbeten të përkushtuar që edhe në të ardhmen të zbatojnë urdhër kontrolle të tilla, me qëllim të ofrimit të së sigurisë nëpër shkolla si dhe parandalimit të dukurive negative./Lajmi.net/