Policia në Malishevë sekuestron armë në dy lokacione
Policia në Malishevë ka njoftuar se në dy lokacione ka sekuestruar armë. Në Lladroc janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Personat e dyshuar kanë pranuar që posedojnë armë dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. “Në lokacionin e parë me datë 12 gusht 2025 në fshatin Lladroc është…

Lajme
Policia në Malishevë ka njoftuar se në dy lokacione ka sekuestruar armë.
Në Lladroc janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Personat e dyshuar kanë pranuar që posedojnë armë dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.
“Në lokacionin e parë me datë 12 gusht 2025 në fshatin Lladroc është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Pas ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme, njësia e hetimeve e mbështetur nga njësitë tjera relevante të policisë, ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshuar, ku fillimisht janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontrolli i shtëpive dhe intervistimi i tyre, ku personat e dyshuar kanë pranuar posedimin e armëve dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.”
Ndërsa në një vend tjetër pas postimit të një fotografie ku shihet një i mitur me pistoletë, ai është intervistuar. Më pas një familjar i tij, i moshës madhore, e ka pranuar se mban armë dhe e ka dorëzuar atë.
“Ndërsa në lokacionin tjetër , pas postimit të një fotografie në rrjete sociale ku shihej një person mashkull i mitur duke e mbajtur një pistoletë i njëjti është identifikuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës sociale, ku arma e ekspozuar i takonte një familjari mashkull i moshës madhore, i cili gjatë intervistimit deklaroi që është e tij dhe e dorëzoi vullnetarisht në Policinë e Kosovës.”
“Në koordinim me prokurorin, të dyja rastet janë inicuar rastet “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.”