Policia në kërkim të Sokol Halilit, i dyshuar për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë

Vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ka tronditur gjithë opinionin. Gruaja H.M, 35 vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj para objektit të klinikës gjinekologjike në Prishtinë. Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa nga Policia është kërkuar nga qytetarët bashkëpunim në mënyrë që të arrihet deri në gjetjen e…

Lajme

01/12/2022 12:00

Vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ka tronditur gjithë opinionin.

Gruaja H.M, 35 vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj para objektit të klinikës gjinekologjike në Prishtinë.

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa nga Policia është kërkuar nga qytetarët bashkëpunim në mënyrë që të arrihet deri në gjetjen e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar”,thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje i tha se i dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1992, nga fshati Godancë, kërkohet për vrasje të rëndë.

“I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”./Lajmi.net/