Policia në Gjilan iu shqipton nga 500 euro gjobat atyre që prishin rendin dhe qetësinë publike gjatë natës
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe krijimit të një ambienti të sigurt e të qetë për të gjithë, ka apeluar tek qytetarët dhe subjektet afariste që gjatë orëve të natës të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zhurmë që i shqetëson banorët.…
Lajme
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe krijimit të një ambienti të sigurt e të qetë për të gjithë, ka apeluar tek qytetarët dhe subjektet afariste që gjatë orëve të natës të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zhurmë që i shqetëson banorët.
Sipas Policisë, zhurma e panevojshme dhe e padurueshme që dëgjohet nga banorët përreth apo në rrugë dhe që shqetëson personat e tjerë, gjatë orareve të përcaktuara me ligj, përbën kundërvajtje dhe ndëshkohet me gjobë.
“Në lidhje me këtë çështje nga njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan tashmë janë shqiptuar gjoba ndaj personave që janë hasur duke mos e respektuar këtë ligj. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me kontrolle në funksion të parandalimit dhe trajtimit të rasteve të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me kompetencat ligjore”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: