Policia në bastisje të Tregut të Automjeteve në Raushiq
Zëdhënës i Policisë Rajonale ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ se Efektivët policor të Rajonit të Pejës në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjërë në Tregun e Automjeteve në Raushiq të Pejës.

Lajme
Ibra tha se një operacion i tillë është i planifikuar kohë më parë dhe se ka ardhur si rezultat i nevojës për disa verifikime për nevojat policore në zbatim të rendit dhe ligjit.
Zëdhënësi Ibra konfirmoi edhe përdorimin e Dronëve në këtë operacion.
Detaje shtesë në lidhje me këtë operacion nuk janë dhënë. /Lajmi.net/