Policia në aksion, tri raste narkotikësh në Dubravë

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndara të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Dubravë të komunës së Istogut, të cilat janë evidentuar gjatë datave 31 dhjetor 2025 dhe 1 janar 2026, ndërsa janë raportuar më 6 janar 2026. Sipas Policisë, në rastin e parë, më 31.12.2025 rreth orës 13:50, janë gjetur…

Lajme

07/01/2026 09:16

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndara të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Dubravë të komunës së Istogut, të cilat janë evidentuar gjatë datave 31 dhjetor 2025 dhe 1 janar 2026, ndërsa janë raportuar më 6 janar 2026.

Sipas Policisë, në rastin e parë, më 31.12.2025 rreth orës 13:50, janë gjetur dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 7 gramësh, transmeton lajmi.net.

Në rastin e dytë, më 01.01.2026 rreth orës 00:45, janë sekuestruar katër cigare me marihuanë (xhointa) me peshë prej 4 gramësh.

Ndërsa në rastin e tretë, po ashtu më 01.01.2026 rreth orës 17:55, janë gjetur pesë paketime me copa letre që përmbanin marihuanë me peshë totale prej 2 gramësh.

Tri raportime: 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

  • Dubravë, Istog / 31.12.2025 – 13:50. Më 06.01.2026 është raportuar se janë gjetur dy qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 7 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.
  • Dubravë, Istog / 01.01.2026 – 00:45. Më 06.01.2026 është raportuar se janë gjetur katër cigare me marihuanë (xhointa) me peshë prej 4 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.
  • Dubravë, Istog / 01.01.2026 – 17:55. Më 06.01.2026 është raportuar se janë gjetur pesë copë paketime me copa letre me narkotik të llojit marihuanë me peshë prej 2 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./lajmi.net/