Policia në aksion kundër grave që lypin bashkë me fëmijë

Rastet kur policia has në personat lëmoshëkërkues që me vete kanë edhe fëmijët e vegjël, janë të shpeshta në Kosovë. Po aq, ditëve të fundit janë edhe rastet kur të njëjtit arrestohen dhe ngarkohen me veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.

Lajme

13/05/2022 22:19

I tillë është rasti i paradites së të enjtes në rrugën “Agim Ramadani”, kur zyrtarët policorë ndaluan një grua që po kërkonte para bashkë me dy fëmijët e saj. Megjithëkëtë, arrestimi i familjarëve të tyre nuk po del të ketë efekt të madh, raporton Klan Kosova.

Nga organizata që merret me fëmijët po thonë se duhet gjetur një zgjidhje tjetër më të qëndrueshme, duke bërë më tepër aktivitete me prindër për t’i treguar rëndësinë e shkollimit të të vegjëlve.