Policia ndjek të riun që gjuajti me kallashnikov në Podujevë – Publikohen pamje
Një rast i gjuajtjes me armë zjarri është raportuar sot rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.…
Lajme
Një rast i gjuajtjes me armë zjarri është raportuar sot rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas saj, policia ka arritur të arrestojë personin e dyshuar lidhur me rastin.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona te lënduar.”, deklaroi Ahmeti.
Sipas raportimeve në media, i dyshuari është parë me kallash në dorë.
Në media lokale të Podujevës, është publikuar një video, teksa Policia e ndjek të riun për ta arrestuar.