Policia ndalon veturën në Çagllavicë, nga të dyshuarit sekuestrohen mbi 138 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti policor gjatë kontrollimit të automjetit me targa vendore ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parash prej 138 mijë e 850 euro. Në lidhje me rastin në stacion policor janë sjell dy të dyshuarit meshkuj, njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti policor gjatë kontrollimit të automjetit me targa vendore ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parash prej 138 mijë e 850 euro.
Në lidhje me rastin në stacion policor janë sjell dy të dyshuarit meshkuj, njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti u raportua të ketë ndodhur në Çagllavicë./Lajmi.net/