Policia ndalon një veturë në rrugën Cerkolez, në rimorkio i gjen qen gjuetie, armë gjuetie e radiolidhje

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 18:40, gjatë patrullimin në kufirin Vitomiricë/Radavc, saktësisht në rrugën Cerkolez, ka vërejtur një veturë me targa vendore me drejtues dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë. Sipas Policisë, në bagazhin e veturës ndodheshin 4 qenë gjuetie si dhe në rimorkion të cilën ishte duke e tërhequr kjo veturë ndodheshin edhe 10…

Lajme

14/07/2025 09:18

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 18:40, gjatë patrullimin në kufirin Vitomiricë/Radavc, saktësisht në rrugën Cerkolez, ka vërejtur një veturë me targa vendore me drejtues dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë.

Sipas Policisë, në bagazhin e veturës ndodheshin 4 qenë gjuetie si dhe në rimorkion të cilën ishte duke e tërhequr kjo veturë ndodheshin edhe 10 qenë gjuetie të tjerë.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë sekuestruar si prova materiale : Dy radiolidhje, tri armë gjuetie  me 27 copë fishekë. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ ndërsa të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë i Policisë: