Policia me tryezë pune për parandalimin, trajtimin dhe luftimin e Dhunës në Familje

Policia e Kosovës ka mbajtur një tryezë pune që lidhet me parandalimin dhe luftimin e Dhunës në Familje.

Lajme

25/03/2021 16:34

Fokusi i veçantë ishte situata aktuale e dhunës në familje dhe roli i institucioneve në parandalimin, trajtimin dhe përballjen me këtë dukuri, shkruan lajmi.net.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues të institucioneve vendore që merren direkt me rastet e dhunës në familje, si përfaqësues nga; Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Prokuroria e Shtetit, Qendra për Punë Sociale, Qendra për Mbrojten e viktimave, përfaqësues të Strehimoreve, përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore, dhe pjesëmarrës nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare si Rrjeti i Grave të Kosovës, UNDP, UN Women, OSBE, ICITAP, përfaqësues të BE dhe Eulex-it.

Ky është njoftimi i plotë: 

Me datë 25.03.2021, në objektin e Administratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, është mbajtur Tryezë për Dhunën në Familje. Në fokus të tryezës ishte situata aktuale e dhunës në familje, roli i institucioneve në trajtimin e kësaj dukurie si dhe mënyrat dhe format e bashkëpunimit, bashkëveprimit dhe koordinimit të aktiviteteve me të gjithë akterët në përballje me këtë fenomen.

Tryeza është mbajtur nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë, si dhe eprorë kompetent nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues të institucioneve vendore që merren direkt me rastet e dhunës në familje, si përfaqësues nga; Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Prokuroria e Shtetit, Qendra për Punë Sociale, Qendra për Mbrojten e viktimave, përfaqësues të Strehimoreve, përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore, dhe pjesëmarrës nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare si Rrjeti i Grave të Kosovës, UNDP, UN Women, OSBE, ICITAP, përfaqësues të BE dhe Eulex-it.

Në këtë tryezë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Mehmeti, bëri një rezyme në lidhje me dhunën në familje, obligimet dhe përgjegjësit që ka Policia e Kosovës në trajtimin e kësaj dukurie si dhe planifikimet policore sa i përket dhunës në familje.

Ndërsa, nga Kolonel Gazmend Hoxha është bërë një përshkrim i mënyrës së trajtimit të dhunës në familje nga Policia e Kosovës, si dhe nga përfaqësuesi Sektorit të Dhunës në Familje janë prezantuar statistikat e dhunës në familje si dhe aktivitetet sensibilizuese të planifikuara për realizim gjatë vitit 2021.

Në këtë tryezë po ashtu janë paraqitur këndvështrimet profesionale nga ana e akterëve që ishin prezentë, për dhunën në familje dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të detyrave dhe aktiviteteve për të luftuar dhe parandaluar dhunën në familje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti u zotua para pjesëmarrësve se Policia e Kosovës do të vazhdojë trajtimin e rasteve të dhunës në familje me prioritet dhe profesionalizim të lartë dhe se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e pranuar gjatë kësaj tryeze do të merren me seriozitet dhe do të shqyrtohen nga ana e menaxhmentit policor, sepse vetëm përmes koordinimit efikas të aktiviteteve mund ta parandalojmë këtë dukuri negative në shoqëri. /Lajmi.net/