Policia me raport të plotësuar për ngjarjen tragjike në Gjilan- një i dyshuar u dërgua në mbajtje

Një ditë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në qytetin e Gjilanit, ku dy persona u vranë në vend të ngjarjes e një tjetër ndërroi jetë gjatë trajtimit në spital si shkak i plagëve të marra, nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje shtesë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta. Po ashtu sipas…

Lajme

11/08/2025 10:15

Një ditë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në qytetin e Gjilanit, ku dy persona u vranë në vend të ngjarjes e një tjetër ndërroi jetë gjatë trajtimit në spital si shkak i plagëve të marra, nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje shtesë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta. Po ashtu sipas policisë në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net.

Raporti i plotë:

Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan.

I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/