Policia me apel për qytetarët pas mashtrimeve përmes SMS-ve
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke monitoruar situatën pas ankesave të qytetarëve për raste të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS), ku qytetarët pranojnë mesazhe që përmbajnë Link-e të dyshimta dhe duke klikuar në këto linke. Në njoftimin e lëshuar nga Policia, kërkohet që qytetarët të jenë të vëmendshëm pasi mashtruesit mund të fitojnë…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke monitoruar situatën pas ankesave të qytetarëve për raste të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS), ku qytetarët pranojnë mesazhe që përmbajnë Link-e të dyshimta dhe duke klikuar në këto linke.
Në njoftimin e lëshuar nga Policia, kërkohet që qytetarët të jenë të vëmendshëm pasi mashtruesit mund të fitojnë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve ose të dhëna tjera personale me ç’rast nga llogarit bankare në mënyrë të paligjshme të dyshuarit përfitojnë të holla.
Lidhur me këtë nga Policia janë dhënë disa instruksione se si mund të mbrohen qytetarët:
Për të i mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla bëjmë thirrje dhe apel të merren parasysh këshillat e mëposhtme.
- Mos klikoni asnjë link të dyshuar që i pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.
- Mos jepni të dhënat tuajt personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.
- Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.
- Raporto Rastin tek Autoritetet përkatëse ose ta banka e juaj (të bllokojnë transferin e të hollave) nëse keni dhënë informacione të ndjeshme.
“Nëse keni dyshime ose keni rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, ju lutem kontaktoni menjëherë autoritetet përkatëse Policore. Për sigurinë tuaj, tregohuni të kujdesshëm dhe mos bini pre e mashtrimeve. Bashkangjitur e keni foton e një lnku mashtrues që po dërgohet në formë SMS te qytetarët kohët e fundit. Mos Klikoni”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/