Policia me aksion të madh në dy zona të Kosovës, dyshime për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale
Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokuroritë kompetente, është duke zhvilluar sot dy operacione në dy rajone të ndara të vendit. Aksionin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se operacionet janë duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimeve për përfshirje të personave të caktuar në veprimtari…

Lajme
Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokuroritë kompetente, është duke zhvilluar sot dy operacione në dy rajone të ndara të vendit.
Aksionin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se operacionet janë duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimeve për përfshirje të personave të caktuar në veprimtari kriminale.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar”, tregoi Kelani.
Ai nuk dha detaje shtesë lidhur me natyrën e veprimtarive kriminale apo numrin e të arrestuarve, duke shtuar se informacione më të hollësishme do të ndahen me publikun pas përfundimit të operacioneve dhe përpilimit të raporteve zyrtare.
Operacionet janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për luftimin e krimit dhe forcimin e rendit dhe ligjit në të gjitha rajonet e vendit./Lajmi.net/